Veriu dhe juglindja pushtohen nga ngricat

235
Sigal

Reshjet e borës u ndërprenë, por në veri dhe juglindje të vendit temperaturat kanë qenë mjaft të ulëta gjatë natës së kaluar duke shkaktuar ngrica.

Në Qarkun e Korçës termometri ka shënuar minus 11 gradë Celsius. Gjendja e rrugëve kombëtare raportohet e mirë dhe të gjitha akset janë të hapura.

Vetëm në pjesë të caktuara të rrugëve drejt Boboshticës dhe Dardhës nevojiten zinxhirë. Bashkia e Korçës thotë se po punon për hapjen e rrugëve rurale.

Në një njoftim të ARRSH thuhet se drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të ngricave në rrugë.