Tiranë – Të shtëna me armë zjarri, plagoset i riu. Flasin dëshmitarët

487
Sigal

Të shtëna me armë janë regjistruar sot prapa ish-Ekspozitës, ndërsa raportohet për një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në verandën e një lokali, në rrugën ‘Gjergj Fishta’. Burime zyrtare nga policia e Tiranes bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se i plagosur dyshohet se ka mbetur shtetasi A.M, 30 vjeç.

Te njejtat burime theksuan se i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit nga një automjet i rastit. Mësohet se 30-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën, në reaminacion.

Nga dëshmitë që vijnë nga vendngjarja, bëhet e ditur se ka pasur 3 të shtëna me armë, ndërsa i plagosuri ka marrë plumba në shpatull dhe krah. Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë ngritur edhe postblloqe për kapjen e autorit.
vijon