Shkodër, Kurbin dhe Vlorë, sekuestrohen 336 kg kanabis

511
Sigal

Plot 336 kg kanabis janë
sekuestruar nga policia gjatë tre operacioneve të ndryshme në Shkodër, Kurbin
dhe Vlorë.

Në kryeqendrën e veriut,
finalizimi i operacionit të koduar “Green House” solli sekuestrimin e 156 kg
lëndë narkotike, për të cilën u arrestuan dy të rinj, Valentin Gjeloshi dhe
Ermir Gjeloshi, 27 dhe 25 vjec.  Kanabisi
iu gjet në banesë dy të rinjve, banorë të lagjes “Skënderbeg” në Shkodër.

Në një tjetër operacion të koduar
Vinjolli,  gjatë kontrolleve nëpër banesa
të dyshuara për kultivim kanabisi, janë sekuestruar 105 kg lëndë narkotike në
proces tharje, e gjetur në banesën e shtetasit Qamil Hajdari, i cili u arrestua
në kushtet e flagrancës. Një tjetër person u shpall në kërkim. Në afërsi të
banesës së këtyre shtetasve u konstatuan dy ambiente që përdoreshin për tharjen
e bimës narkotike.

Në Vlorë, janë sekuestruar 75 kg
kanabis në një mjet në aksin Kotë-Drashovicë. 
Sapo kanë parë policinë, personat kanë braktisur mjetin dhe lëndën
narkotike, por gjatë ndjekjes nga efektivët, është arrestuar një prej tyre,
Kleant Xhaka.