Tiranë, arrestohet borxhliu i 300 mijë eurove, akuza dhe për lëndë plasëse

47

Policia e Tiranës ka vënë në
pranga një 54-vjeçar, i cili dyshohet se mëngjesin e djeshëm, 26 tetor  ka vendosur një shishe plastike të mbushur me
lëndë plasëse në hyrje të një lokali në rrugën “Hamdi Shijaku”.

I arrestuari është shtetasi Kadri
Çuka 54 vjeç banues në Tiranë.

Blutë e kryeqytetit sqarojnë:
“nga veprimet e para hetimore të kryera dhe analizimit të kamerave në vendin e
ngjarjes, ka rezultuar se në orët e para të mëngjesit , në oborrin e këtij
lokali një person i maskuar me kapuç në kokë (në dukje i njëjti person me atë
të dyshuar), ka ndezur dhe ka hedhur lëndën plasëse të dyshuar si eksploziv dhe
më pas autori i dyshuar, është larguar në drejtim të rrugës “Fortuzi”, me një
biçikletë. Nga intervistimi shtetasi Kadri Çuka, ka pranuar se në lidhje me
pronën e sipërpermëndur ka pasur një konflikt dhe mosmarveshje me shtetasin M.
D.”

Nga kontrolli i ushtruar në
banesën e Kadri Çukës, është gjetur një biçikletë në dukje si ajo e përdorur
nga autori i kësaj ngjarje.

Dje policia sqaroi se lokali
ishte në pronësi të shtetasit M.D pasi ky e kishte fituar pasi Kadri Çuka nuk i
kishte kthyer huanë prej 300 mijë eurosh

Materialet proceduriale i kaluan
Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale të
“Shkaterrimi i pronës me eksploziv, e mbetur në tentativ”, parashikuar nga Neni
152 dhe 22 i Kodit.Penal.