Tërmeti/ Sakrifikuan jetën për shpëtimin e banorëve, Presidenti Meta vlerëson sot Forcën e Sigurisë së Kosovës

138

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të vlerësoje sot Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Njësinë Speciale Operative te Policisë se Kosovës për heroizmin, solidaritetin dhe sakrificat e bëra gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Zyra e shtypit të kreut të shtetit njofton se ceremonia solemne për vlerësimin e FSK-së do zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës duke filluar nga ora 11:00.

Forcat e Sigurisë së Kosovës ishin forcat e para, të cilat u nisën drejt Shqipërisë për t’i ndihmuar banorët e prekur në Durrës dhe në Thumanë.