Sigal

Edion Miho, 39-vjeç nga Korça, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranës pasi plagosi veten me një pistoletë “Clock’, krejt aksidentalisht. Por, ai është ndërkohë edhe i arrestuar. Një pacient nën arrest.

Policia e Korçës njoftoi se në vijim të zbardhjes së rrethanave të kësaj ngjarje, bëri arrestimin në flagrancë të Mihos  në Spitalin e Traumës në Tiranë, sepse mbante një pistoletë pa leje. Por, ndërkohë u arrestua  edhe Todor Beba, 44 vjeç, i zoti i shtëpisë në Korçë ku Miho shkrepi pistoletën. U kapën edhe dy shokët e tjerë, që bënin sehir në atë moment, por ata do të procedohen  në gjendje të lirë:N.M, dhe J.B, 47 dhe 38 vjeç. Të tre këta, sepse nuk e kallëzuan krimin pran organeve të rendit.

Policia tha se ata kanë qenë në banesën e Todor Bebës, në lagjen nr 1 Korçë, ku ka ndodhur ngjarja dhe ku u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma tip pistoletë, me 15 fishekë luftarakë.

Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.