Tërmeti/ Ministri bën bilancin më të fundit: Sot përfundon strehimi i të gjithë familjeve

490
Sigal

Ministri fuqiplotë për gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit, Bledi Çuçi, bëri sot një bilanc më të fundit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe njerëzve të akomoduar deri më tani në hotele, çadra, banesa sociale apo palestra.

“Strehimi ka shkuar 12 mijë persona që janë akomoduar në hotele, çadra, qendra sociale, palestra, etj. 4 mijë persona janë në hotele, 254 në palestra, 6.5 mijë në çadra, 395 në qendra sociale, 769 në Kosovë dhe 436 në akomodime të tjera.

Përsa i takon dëmeve, në 26 shkolla me 10300 nxënës janë me dëme, 15 në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë. Nga objektet 656 janë inspektuar në Durrës, 242 të pabanueshme, 27 për t’u prishur. Në qarkun Tiranë janë 525 pallate të dëmtuara dhe 3921 banesa dhe 146 biznese.

Në Lezhë 400 banesa të dëmtuara, 138 me dëme të mesme, 53 pallate të dëmtuara rëndë, 13 institucione me dëme të rënda dhe 3 të mesme. Sot përfundimi strehimi për të gjitha familjet e prekura me viktima.

U bëj thirrje për pak durim banorëve, asnjë banesë nuk do të mbetet pa verifikim.

Prioritet tjetër është hartimi i listës së ndërtuesve me dëme, dje 12 pronarë shprehën gatishmëri për rindërtimin e pallateve që nuk kanë marrë goditje në strukturë.

Sot do të fillojmë me lejet përkatëse që të fillojnë menjëherë. Donacionet janë gjithmonë në rritje”, deklaroi ministri.