Tërmetet gjatë natës tronditin Bulqizën dhe Burrelin

478
Sigal

Tërmetet nuk tundin vetëm Italianë. Gjatë natës dy të tillë kanë rënë edhe në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara në Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lëkundja e parë është ndjerë në veri të Bulqizës, me maghnitudë 2.7 ballë, rreth orës 00:59.

Ndërkohë, lëkundja e dytë është ndjerë në Burrël, me maghnidutën 2.1 ballë. Sakaq, nuk raportohet për
dëme materiale në këto zona.

Ndërkohë, tërmeti që goditi Italinë qendrore mëngjesin e sotëm, me maghnitudë 6.5 ballë është ndjerë edhe në Vlorë.