Të studiosh për ekonomi apo drejtësi vijon të jetë tendence në Shqipëri

192

Në shqipëri të studiosh për ekonomi apo drejtësi vijon të jetë tendence . Ndërkohë që degët e mësuesisë kryesisht në shkencat ekzakte nuk po ngjallin interes tek të rinjtë. Instituti i Statistikave vëren se vjet vetëm 4.3% e studentëve janë diplomuar në këto programe studimi.

Biznes, administrim dhe ligj duket se janë degët më të pëlqyera nga të rinjtë shqiptarë. Vitin e shkuar në këto programe sipas Institutit të Statistikave u diplomuan 28.4% e studentëve në vend.

Ndiqen nga degët që ofrojnë njohuri në shëndet e mirëqenie me 14% të të diplomuarve dhe nga shkencat sociale, gazetaria dhe informacioni ku kanë përfunduar universitetin 10.3% e studentëve. Interes duket se nuk po vijojnë të ngjallin degët e shërbimeve me numrin më të ulët të të diplomuarve në vend, vetëm 2.7%.

Ato që kanë lidhje me bujqësinë por dhe programet e studimit për mësuesi të shkencave të natyrës e matematikes ku në vitin 2018 kane përfunduar universitetin 4.3% e studentëve.

Instituti i Statistikave vëren një rënie të numrit të diplomuarve me 3% krahasuar me vitin 2017.