Tahiri: Opozita dhe bota e krimit janë bërë bashkë kundër policisë

76
Nga Vlora ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thotë se opozita dhe bota e krimit janë bërë bashkë kundër policisë.
Sa i takon akuzave të opozitës drejtuar tij Tahiri bëri një bilanc të punës së tij dhe të kryetarit actual të opozitës Lulzim Basha kur ky i fundit mbante postin e ministrit të Brendshëm.
Tahiri: Më vjen çudi si ka shqetësuar edhe opozitën. Nuk dua të them që janë të lidhura me njëra tjetrën por rastësia po ja do që kundër policisë të bëhen bashkë bota e krimit dhe opozita.
Lulzim Basha ka qenë ministër i Brendshëm në dy vjet ka shkatërruar 58 mijë rrënjë kanabis.
Unë 2 vjet ministër i Brendshëm dhe janë shkatërruar mbi 1.3 milionë rrënjë kanabis. Tani sa e vështirë është të kuptosh se cili prej ne të dyve mund të ketë pasur mundësi, dhe mund të ketë më shumë mundësi të ketë lidhje me botën e krimit dhe kultivimin e lëndëve narkotike