Tabela e plotë e pagave për 88 mijë punonjës shtetërorë

1664
Përparim HALILI
Nga 1 marsi 2017, shtesat e pagave për mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët, infermierët dhe bashkiakët 
Ndihma ekonomike bëhet 8 mijë lekë për çdo familje, për familjet me binjakë, trinjakë, katërnjakë e pesënjakë nga 3000, 4000, 5000 lekë shtesë për çdo fëmijë, deri në moshën 18 vjeç
Data 1 mars 2017, shënon fillimin prapaveprues të rritjes faktike të pagave për drejtuesit dhe punonjësit e administratës publike, të çdo kategorie, profesioni e pozicioni pune, por dhe të punonjësve të sektorëve të shërbimit, të cilët janë me financim paralel nga buxheti i shtetit, pra që quhen institucione me shërbime shtetërore. Ka qenë vendimi qeverisë, i datës 8 mars 2017, i cili përcakton masën e rritjes së pagave bazë mujore e të pagesave shtesë për gjithë punonjësit e administratës e shërbimeve publike në ushtri, polici, arsim, shëndetësi, administratën e pushtetit lokalë, në institucionet akademike etj. Kjo rritje page, ka si bazë ligjore, vendimin Vendimin Nr. 165, datë 2.3.2016 të Këshillit të Ministrave, të cilit i bëhen ndryshimet në tabelat e pagave e shpërblimeve suplementare për orët dhe shërbimet shtesë. edhe pse po interpretohet si vendim i qëllimshëm në prag të zgjedhjeve parlamentare, për të joshur afro 100 mijë nëpunësit dhe punonjësit e administratës dhe të shërbimeve publike, gjithsesi ky vendim quhet rritje, pavarësisht momentin politik në të cilin miratohet e për më tepër, pavarësisht buxhetit të shkundur të qeverisë që po vazhdon të “ushqehet” me “thasë” borxhesh të lypur e të marrë deri në vendet Afrikës… Sot po publikojmë të plotë, tabelën e rritjes së pagave, rritje e cila nis që prej datës 1 mars 2017 e po kështu po publikojmë skemën e re të pagesave të ndihmës ekonomike mujore që do të jepet për familjet dhe individët e papunë e pa të burime të ardhurash financiare, me të cilën trajtohen edhe kategori të tjera sociale-shoqërore. Me këtë vendim, janë trajtuar me rritje page kategori që kanë ndikim në shoqërinë shqiptare dhe që përbëjnë numrin më të madh të administratës dhe numrit total të punonjësve mbështetës, me të cilit ka lidhje qeveria dhe pushteti lokal, si mësuesit që kalojnë shifrën 35 mijë të punësuar, si mjekët e infermierët që kalojnë shifrën 20 mijë të punësuar, si policët që kalojnë shifrën 11 mijë të punësuar, si ushtarakët që kalojnë shifrën 8800 të punësuar, si familjet me ndihmë ekonomike që janë afro 110 mijë, si jetimët, personat e vetmuar, viktimat e trafikimit etj të cilët janë afro 40 mijë persona etj. 
Nis nga data 15 maj 2017 dhe përfitojnë jetimët, viktimat e dhunës në familje e të trafikut….
Ndihma ekonomike për çdo familje bëhet 8 mijë lekë, për familjet me binjakë, trinjakë, katërnjak e pesnjakë nga 3000, 4000, 5000 lekë shtesë për secilin fëmijë, deri në moshën 18 vjeç
UDHËZIM Nr. 4, datë 17.2.2017 
“Për përllogaritjen e përfitimit të ndihmës ekonomike” nga data 1 mars 2017 
1. Pavarësisht nga përbërja e saj, masa maksimale e plotë e ndihmës ekonomike për familjen nuk mund të jetë më e lartë se 8 000 (tetë mijë) lekë në muaj. 
2. Masa e ndihmës ekonomike, në muaj, për prindërit me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh është: 
a) për trinjakë, 3000 (tremijë) lekë për çdo fëmijë; 
b) për katërnjakë, 4000 (katërmijë) lekë për çdo fëmijë; 
c) për pesënjakë, 5000 (pesëmijë) lekë për çdo fëmijë. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet deri në moshën 18 vjeç. 
3. Masa e ndihmës ekonomike për viktimat e trafikimit është 3000 (tremijë) lekë në muaj dhe përfitohet pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre.
4. Masa e ndihmës ekonomike për çdo viktimë të dhunës në marrëdhëniet familjare që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore është 3000 (tremijë) lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet gjatë periudhës së vlefshmërisë të urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të përcaktuar në vendimin e gjykatës. 
5. Masa e ndihmës ekonomike për çdo jetim është 3000 (tremijë) lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet nga jetimët që nuk janë në institucione deri në çastin e punësimit të tyre. 
Masa e ndihmës ekonomike për familje, llogaritet 
1. Pagesë 1800 (njëmijë e tetëqind) lekë për anëtarin e parë të familjes sipas renditjes në certifikatën familjare 
2. Pagesë 1260 (njëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë) lekë për anëtarët e tjerë të familjes mbi moshën 18 vjeç 
3. Pagesë 900 lekë për anëtarët që janë në dhe nën moshën 18 vjeç. 
4. Pagesë 1800 lekë, kur në përbërjen e strukturës së familjes mbetet vetëm 1 (një) anëtar, masa e ndihmës ekonomike është ajo e llogaritur për këtë anëtar. 
5. Pagesë 2.600 lekë Për rastet kur familja e përzgjedhur për të përfituar ndihmë ekonomike, është e përbërë vetëm nga 1 (një) anëtar, i cili është mbi moshë pune.
6. Pagesë 300 lekë në muaj për periudhën e vitit mësimor, për anëtarët e familjes fëmijë, për të cilët vërtetohet që ndjekin arsimin bazë deri në moshën 16 vjeç.
7. Pagesë 100 lekë në muaj, për anëtarët e familjes fëmijë, për të cilët vërtetohet që janë vaksinuar sipas kalendarit të vaksinimit, për çdo vaksinë të kryer. 
8. Për bashkëshortët në proces zgjidhje martese, kur ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë, masa e ndihmës ekonomike për secilin bashkëshort, do të jetë e përllogaritur në bazë të strukturës së familjes. 
9. Për anëtarin e familjes në nevojë, që është person me aftësi të kufizuar, invalid pune, nuk llogaritet masë ndihme ekonomike në strukturën e masës së ndihmës ekonomike për familjen. 
10. Të drejtën për ta tërhequr dhe marrë në dorëzim ndihmën ekonomike për familjet në nevojë e ka bashkëshortja. Për rastet kur në strukturën e familjes bashkëshortja mungon të drejtën e tërheqjes e ka kryetari i familjes. 15. Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 15 maj 2017. 
Në bashki dhe qarqe, rritja e pagave bëhet në masën 30%
Për bashkitë me 200 mijë e 1 banor, deri në 400 mijë dhe mbi 400 000 banorë
1. Kryetari 130 000-162 750 lekë
2. Nënkryetari 100 000-138 000 lekë
Për bashkitë me 100 mijë e 1 banor, deri në 200 mijë banorë
1. Kryetari 110 000-150 000 lekë
2. Nënkryetari 70 000-125 725 lekë
Për bashkitë me 50 mijë e 1 banor, deri në 100 mijë banorë
1. Kryetari 70 000-125 725 lekë
2. Nënkryetari 60 000-101 650 lekë
Për bashkitë me 20 mijë e 1 banor, deri në 50 mijë banorë
1. Kryetari 60 000-101 650 lekë;
2. Nënkryetari 45 000-86 100 lekë
Për bashkitë, me deri 20 mijë banorë
1. Kryetari 45 000-86 100 lekë
2. Nënkryetari 28 300-75 500 lekë
Për Këshillin e Qarkut
1. Kryetari 87 000-150 000 lekë
2. Nënkryetari 57 600-101 650 lekë 
Për punonjësit e pushtetit vendor
1. Kufiri maksimal i pagës: Nga 36 mijë lekë aktualisht, bëhet 39 mijë lekë. 
2. Pagat bazë të punonjësve administrativë, nga 30 mijë lekë, bëhen 39 mijë lekë
Pagesë 1 milion lekë, për policët që u shkatërrohet prona nga atentate ose pakujdesi për shkak të detyrës 
1. Punonjësi i Policisë së Shtetit, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës për shkak të detyrës, përfiton ndihmë të menjëhershme financiare në masën 100 për qind të vlerës së pronës së dëmtuar, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë.
2. Punonjësi i policisë e përfiton ndihmën e menjëhershme financiare, kur dëmtimi i pronës së paluajtshme ose të luajtshme, vlerësohet më shumë se 100 000 (njëqind mijë) lekë.
3. Punonjësit të policisë i jepet ndihmë e menjëhershme financiare, kur prona i është dëmtuar si pasojë e veprës penale, e kryer në dëm të punonjësit të policisë për shkak të detyrës, dhe për rastin është referuar në Prokurori, si dhe kur prona i është dëmtuar aksidentalisht, gjatë përdorimit të saj nga punonjësi i policisë, për përmbushjen e detyrave zyrtare. 
Arsimi Parauniversitar/Shtesat e pagës mujore dhe mbi pagë, për orët mbi normën mujore
1. Arsimi parashkollor (kopshtet e fëmijëve)
2. Arsimi fillor
3. Arsimi i mesëm i ulët
4. Arsimi i mesëm i lartë
5. Qendrat arsimore, që përkujdesen për kategori të veçanta të nxënësve 
Shtesë page për shkallën e kualifikimit
1. Shtesë 5% të pagës së grupit, pas përfitimit të shkallës “Mësues i kualifikuar”
2. Shtesë 10% të pagës së grupit, pas përfitimit të shkallës “Mësues specialist”
3. Shtesë 20% të pagës së grupit, pas përfitimit të shkallës “Mësues mjeshtër”.
Shtesa për punonjësit mësimorë, që punojnë larg vendbanimit
1. Kur punojnë brenda rrethit të tyre, jashtë qendrës urbane, por mbi 5 kilometra larg vendbanimit/qendrës së punës dhe kthehen brenda ditës në vendbanimin e tyre, masa e kompensimit është 2 700 (dy mijë e shtatëqind ) lekë në muaj
2. Kur punojnë brenda rrethit të tyre, jashtë qendrës urbane, por mbi 5 kilometra larg vendbanimit/qendrës së punës dhe nuk kthehen brenda ditës në vendbanimin e tyre, masa e kompensimit është 6 000 (gjashtë mijë) lekë në muaj
3. Shtesa e pagës për të dy rastet (kompensimi për largësi nga vendbanimi) nuk aplikohet për periudhën e pushimeve vjetore, të pagueshme
Shtesë mbi pagën mujore, për orë mësimi mbi normën e lejuar mësimore
1. Në shkollat e arsimit të mesëm të lartë 350 lekë/për orë
2. Në shkollat e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët 275 lekë/për orë
3. Punonjësit e jashtëm, të specialiteteve të ndryshme, që japin mësim në shkollat e arsimit të mesëm të lartë, në shkollat teknike e profesionale si dhe në kurset e ndryshme, për çdo orë mësimore paguhen në të njëjtën masë me punonjësit mësimorë efektivë, si më sipër. 
Punonjësit e sektorit ndihmës
1. Paga për punonjësit mbështetës të administratës, ku përfshihen shoferët, rojet, sportelistët, operatorët, magazinierët, rritja e pagës bazë minimale do të jetë 36.3 për qind, ose me 8.000 lekë në muaj.
2. Paga bazë minimale, do të bëhet 30.000 lekë, kurse paga bruto minimale në administratën publike, por jo në sektorin privat, shkon rreth 37.500 lekë. 
3. Përfitues të rritjes së pagës minimale në administratë për vitin 2017 do të jenë 6 900 punonjës mbështetës. Rritja do të përballohet nga fondi prej 1 miliard lekësh në vit.
4. Për punonjësit mbështetës, si pastruesit, rroga nga 22 mijë lekë bëhet 37.500. Për rojet, rroga nga 23.750 bëhet 39.484 lekë, ndërsa për shoferët e magazinierët nga 22.650 do të bëhet 41.681 lekë.
5. Për punonjësit e ministrive dhe Këshillit të Ministrave, rrogat do të rriten nga 7 deri në 10%. 
Mjekët, infermierët, policët ushtarakët
1. Pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten me 10%. Përfitojnë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë. Nga 69.008 lekë, paga e mjekut bëhet 78.095 lekë. 
2. Paga për infermierët nga 39.786 lekë do të jetë 45.561 lekë.
3. Për ushtarakët, rritja e pagës për çdo gradë do të jetë 8%-10%. Përfitojnë rreth 6750 ushtarakë dhe fondi për shtesën e pagës është 480 milionë lekë. 
4. Paga për një kapiten rritet 10% apo 5700 lekë, ku nga 57 mijë lekë që paguhet sot një kapiten nga 1 marsi do të marrë 62.700 lekë. 
5. Për 10 mijë punonjës të Policisë, pagat do të rriten nga 10% deri në 35%. Fondi për shtesën është 800 milionë lekë.