Skandali AMC: Shpërndahen pa autorizim të dhënat personale të abonentëve për fushatë në favor të PS

505
Kompania e telefonisë celulare AMC është përfshirë në skandalin e përdorimit të të dhënave personale pa autorizim. Kështu AMC po përdor të dhënat personale të abonentëve të saj duke u dërguar mesazhe përmes të cilave njofton takimet elektorale të Partisë Socialist. Por skandali nuk përfundon me kaq, pasi përmes këtyre mesazheve po bëhet fushat në favor të kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane (ASHE) për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj. 
Gjithashtu kjo kompani telefonike pa autorizim po shpërndan të dhënat personale, se ku jetojnë dhe në cilën zonë kanë të drejtën e ushtrimit të votës klientët e saj. Të gjitha informacionet personale po i vihen në dispozicion stafit të marketingut të Erion Velisë dhe kandidatëve të tjerë të ASHE dhe më pas u dërgohen mesazhe, për mes të cilave u bëhet thirrje të votojnë numrin 23 të Partisë Socialiste. Nga ana tjetër ky proces i kompanisë AMC është tërësisht në kundërshtim me ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Lidhur më këtë skandal është e nevojshme që organet përgjegjëse dhe agjencitë ligjzbatuese të nisin menjëherë një proces hetimor me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Është e çuditshme se si nuk reagon edhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Dervishi që e ka detyrë funksionale dhe të drejtpërdrejtë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve. Kohë më parë ka qenë vetë PS në opozitë që e ka denoncuar ashpër këtë veprim te ndërkombëtarët dhe sidomos në misionin e OSBE-së, ndërsa në këto zgjedhje lokale është po kjo forcë politike që e përdor AMC në fushatën e për kandidatët e saj në 61 bashkitë e reja. 
Sigal