Skandal në Elbasan, 9 pistoleta pa dokumentacion në komisariat

447
Sigal

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Elbasan, pasi në zyrën e shefit të rendit janë gjendur 9 pistoleta të paregjistruara.

Pistoletat, e modelit 56 nuk dihet ku janë sekuestruar dhe ku janë përdorur.

Megjithëse kishte një kohë të gjatë që këto pistoleta qëndronin në zyrën e shefit të rendit, nuk ishin pajisur me dokumentacionin që parashikon ligji dhe nuk ishte bërë ekspertiza për të kuptuar nëse ishin përdorur në ngjarje kriminale ose jo.

Edhe pse drejtuesit e komisariatit ishin vënë në dijeni, përsëri nuk ishte marrë asnjë masë.

Faik Ruko, i cili u emërua shef rendi në Komisariatin e Elbasanit para pak kohësh ka kërkuar sqarime sapo ka konstatuar mungesën e dokumentacionit.

Gjithashtu është vënë në dijeni edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshmedhe Ankesat, i cili pritet të hapë një hetim për ngjarjen.