Sipas pazarit, “ministrat dhe drejtorët teknikë” nuk do bënin emërime e shkarkime

74
Ndërsa ai kërkon të bindë se drejtorët dhe ministrat teknikë e për më tepër Zv/kryeministrja Ledina Manida që ka “shumë punë” me “Veting”-un, po bëjnë batërdinë me shkarkime zyrtarësh e deri drejtorësh qendrorë. Ata po mbushin zyrat me sekretare, këshilltarë, drejtorë, zëvendës e shoferë, të punësuar me lista partiake e familjare, duke rikthyer në zyra ata që “fshesa” e “Rilindjes” i përzuri pas shtatorit 2013. Në këtë sulm shkarkimesh, janë përfshirë edhe ministrat e “Rilindjes” me në krye Milvën, të cilët në bashkëpunim me ortakët e tyre të “Çadrës”, po hartojnë lista inkuizicioni ndaj zyrtarëve të LSI-së, duke shkarkuar me “copëra letrash” shumë drejtues e zyrtarë të lartë nëpër ministri dhe qarqe, me akuzën “pjesëmarrje në fushatë”, kur për vete e nisin ditën e punës nga zyrat elektorale të partive dhe e mbyllin duke çuar lista zyrtarësh që do të votojnë e nuk do votojnë për partitë e tyre!