“Rilindja” ka në gjoks logon “Shqipëria që duam”, por në mendje ka “Timonin që duam”

526
Fushata elektorale që po bënë “rilindja”, ka stamposur në gjoks logon “Shqipëria që duam”, por kryeministri po e zhvillon këtë fushatë me thirrjen “Timoni që dua!” Nuk është fjala, se përse në këtë fushatë nuk po bëhen bilance të mandatit të parë, por kreun e “Rilindjes” e ka mbërthyer deliri prej “Zeusi”, duke kërkuar të komandojë vetëm këtë vend e këtë popull për të cilin duhet thënë, se në fushatë i “verbohen sytë”, ndërsa gjatë 4 viteve qeverisjeje i kyçet goja e nuk flet për asgjë! Çudia është se kreu i “Rilindjes”, sipas thirrjes së tij “Më jepni timonin vetëm mua!”, nuk do atë që deklaron me logon “Shqipërinë që duam”, por do pushtetin i vetëm. Kkuptohet që të mos ketë, jo pengesa punësh, por realizime zullumesh! Dje, gjatë në takimi elektoral, dëgjuam që kishte shpërthyer ne delir madhështie, duke thënë se “timoni” i takonte atij, mbasi sipas tij, ‘Rilindësit janë më të mirët, më të zotë, më modernet, më evropianët, më të dashurit dhe më të besuarit nga populli”!
Sigal