Si ndodhi vrasja për një foto në Laç, flet Vinçesk Bushi: Më goditën, nxorra armën

580
Sigal

Një nga autorët e vrasjes së dy kushërinjve në Laç, Vinçesk Bushi ka thënë para gjykatës se konflikti ka nisur me goditje fizike.

Ai ka pretenduar para gjykatës, se dy viktimat e kanë goditur me sende të forta, që sipas tij e ka detyruar të nxjerrë armën.

“Më goditën me sende të forta, ndaj dhe ka agravuar situata deri në përdorimin e armëve”– mësohet të ketë thënë ai.

Krimi ndodhi të dielën dhe pas një debati të nisur mes kushërinjve Jushi dhe Manuel Bushit, janë përfshirë edhe Markeli e Vinçesku. Viktimat dhe autorët ishin të njohur me njëri-tjetrin, dhe mësohet se debati në lokal ka nisur për një foto në rrjetet sociale.
Konflikti ka agravuar dhe tre autorët kanë nxjerrë armët.

Sapo kanë parë këtë gjë, viktimat kanë tentuar të largoheshin me vrap, por autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Mikel dhe Erion Jushin duke i qëlluar me breshëri plumbash.