Shqiptari shndërrohet në ‘hero’, i shpëtoi jetën 4 të rinjve italianë

309
Një shqiptar është shndërruar në ‘hero’ nga mediat italiane në sajë të veprimit të tij. Shqiptari ka shpëtuar 4 të rinj italiane të cilët u përfshinë në një aksident në San Martino dhe ishin bllokuar brenda mjetit. Shqiptari i quajtur Zabit dhe me banim në Cerano ishte duke shkuar për në punë dhe rrugës ka parë një makinë të përfshirë nga flakët.
Menjëherë ai ka zbritur nga mjeti i tij dhe është afruar për të parë nëse brenda në makinë kishte njerëz dhe konstatoi se ishin 3 djem dhe një vajzë të cilët i ka nxjerrë menjëherë jashtë, raportojnë mediat italiane. Edhe shoferët e tjerë kanë ndaluar kur kanë parë aksidentin, por në vend që të jepnin ndihmën e parë kanë bërë foto dhe video të ngjarjes.
“E pashë makinën të përfshirë nga zjarri dhe ndalova. Ishin 4 të rinj brenda, një vajzë dhe tre djem, të cilët dukeshin të tronditur, ndoshta nga tymi. I tërhoqa ata nga makina. Kjo është e vetmja gjë që duhet të bëja”, ka thënë Zabiti për mediet lokale.

rtgvb rtfg