Shqiptari dhe e dashura e tij mbushën Ravenën më drogë, vihen në pranga

596
Dy shtetas shqiptarë, një burrë dhe një grua janë arrestuar nga policia italianë nën akuzën e shpërndarjes së drogës.
Jurgen S., 41 vjeç dhe partnerja e tij E.M., 21 vjeçe u vunë në pranga e policisë së Ravennas pasi u është zbuluar një banesë e përshtatur për aktivitetin e shpërndarjes së drogës.
Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e 3 tetorit dhe policët janë futur në mënyrë të befasishme në banesën e kthyer në bazë shpërndarje duke i surprizuar dy të huajt.
Hetuesit gjetën brenda banesës një vazo të madhe me dy bustina që përmbanin rreth 140 gram kokainë, dy peshore precize dhe një biçak me gjurmë të substancës së paketuar.
U sekuestruan edhe tre telefona celularë, një portofol dhe një arkë kursimesh që përmbante më shumë se dy mijë euro.
Ai kishte disa precedentë edhe për veprat penale të trafikut të drogës ndërsa gruaja, edhe ajo e papunë, ka rezultuar e pa skeduar nga policia italiane.
Hetuesit, dyshues për zotërimin e një pasaporte të re të Jurgenit, kryen hetime të mëtejshme për llogari të tij, nga ku ka rezultuar se ka qenë i kërkuar në vitet 2000. Më pas ai është zhdukur për rreth dhjetë vjet për t’u rishfaqur me një dokument të ri.
Duke lidhur të dhëna të ndryshme dhe duke rindërtuar lëvizjet e tij të fundit në vendet e vuajtjes së dënimit, u bë e mundur që të zbulohej se identiteti aktual ishte i lidhur me një tjetër emër, Julian, subjekt në kërkim që nga viti 2008, mbi të cilin ishte lëshuar edhe një urdhër arresti për vepra penale në lidhje me drogën.
Sigal