Shqiptarët “bëhen sirianë” për të fituar azilin në Europë

580
Megjithëse nuk janë ritmet e disa muajve të mëparshëm të azilimit të shqiptarëve në vende të ndryshme europiane dhe kryesisht në Gjermani, burime për “Telegraf” thanë se largimet nga vendi janë ende në shifra të larta. Një burim i sigurt nga Bukureshti në Rumani tha për “Telegraf” se mjaft shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë mundur të futen në disa kampe ose vende të posaçme të emigrantëve sirianë dhe prej këtej vendosen në vende të ndryshme, sipas planifikimit dhe ndarjes që kanë bërë krerët më të lartë të Brukselit. Disa syresh janë paraqitur në autoritetet rumune si romë dhe egjiptianë, pasi këto komunitete jo vetëm në viset shqiptare, por edhe në disa shtete të tjera janë në kushtet më të vështira dhe mjaft të margjinalizuara. Të pyetur për gjetjen e këtyre rrugëve ilegale, shumë shqiptarë thonë se në vendet e tyre për shkak të korrupsionit, të pasigurisë së jetës, të papunësisë masive dhe të mosinteresimit nga qeveria, detyrohen që të ikin sa më parë në kërkim të një jetë më të mirë ose të një pune të çfarëdoshme. Sipas burimeve të cilat bënë të ditur informacionin, kjo është mënyra më e re, e kërkimit të azilit nga ana e shqiptarëve, të cilët po futen në kape siriane. Akoma me problematik është fakti se shumë azilantë, të cilët po rikthehen në atdhe, kanë mbetur pas asgjë. Pasi gjatë kohës së largimit në drejtim të Gjermanisë, për të siguruar paratë e rrugës kanë qenë të detyruar të shesin gjithçka kanë pasur, për të siguruar paratë e udhëtimit. Kthimi i tyre në atdhe, për shkak të mospërfitimit të azilit ka vështirësuar akoma më shumë gjendjen e tyre ekonomike, duke e rëndur akoma më shumë varfërinë në këto familje. Shitja e gjithçkaje që ata kishin, qoftë kjo në mall, blegtori, apo shtëpitë e tyre, biznese familjare, ka bërë që varfëria të thellohet në këto familje. Duke parë numrin e lartë të familjeve që janë larguar nga Shqipëria, numër i cili shkon më shumë se 60 mijë, shifër e cila na rëndit të dytëve pas sirianëve, dhe kur mendohet që kthimi i një numri kaq të madh personash, të cilëve nuk u ka mbetur asgjë, do të sjellë një problematikë akoma më të madhe në Shqipëri, sa i përket varfërisë në vend. Pasi të ardhurat e këtyre personave në kthim janë zero, çka do të thotë dhe vështirësim të jetesës së këtyre familjeve shqiptare, të cilat lanë gjithçka kishin për përfitimin e azilit në Gjermani dhe kthimi i tyre në atdhe, rezulton se është një tjetër problem akoma më madhor për këto familje dhe persona të larguar, të cilët do të duhet të nisin edhe njëherë çdo gjë nga e para. Duke filluar nga shtëpia. Probleme të mëdha, pritet të shkaktohen me kthimin e një numri kaq të madh personash, në atdhe, pas refuzimit të tyre si azilkërkues në Gjermani.
Sigal