Shqipëria, ndër importuesit kryesor të akullores turke

86
Nga eksporti i akullores në 68 vende dhe katër zona të lira Turqia ka fituar rreth 204 milionë dollarë në 5.5 vitet e fundit.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TÜİK) dhe Kombeve të Bashkuara, në periudhën janar 2012 dhe qershor 2017 janë eksportuar rreth 88.4 mijë ton akullore, me Irakun, Kosovën, Shqipërinë, Qipron Veriore, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Azerbajxhanin në krye të listës.
Vlera e eksportit të akullores së shitur llogaritet 2.3 dollar për kilogram.
Iraku kryeson listën e eksporteve me mbi 18.3 ton akullore të shitur për 48 milionë dollarë në 5.5 vitet e fundit. I ndjekur nga Kosova me 16.6 milionë dollarë, Shqipëria me 12.8 milionë dollarë, Qiproja Veriore me 9.3 milionë dollarë, Emiratet e Bashkuara Arabe me 7.6 milionë dollarë dhe Azerbajxhani me 5 milion dollarë, raporotn “Scan”.
Sipas TÜİK rreth 36.3 milionë dollarë janë fituar nga eksportet e akullore në vitin 2012, 38.3 milionë dollarë në vitin 2013, 35.3 milionë dollarë në vitin 2014, 36.4 milionë dollarë në vitin 2015, 34.8 milionë dollarë në 2016 dhe 22.4 milionë dollarë në gjysmën e parë të këtij viti.
Vendet mijëra kilometra larg Turqisë janë ndër tregjet e eksportit të prodhuesve të akullit turk, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Australi, Brazil, Kinë, Indonezi, Afrikë të Jugut, Indi, Kanada, Pakistan, Senegal dhe Kili.