Shkodër, restaurohet shkolla speciale, Ambasadori Lu përuron financimin amerikan

479
Ambasadori amerikan Donald Lu inauguroi këtë të enjte në qytetin e Shkodrës rikonstruksionin e Shkollës Speciale “3 Dhjetori”, institucion për fëmijët me aftësi ndryshe. Ky projekt është financim 450 mijë dollarë nga Zyra e Ndihmave Humanitare e Komandës Amerikane për Evropën. Nga sot 98 nxënësit e shkollës speciale “3 Dhjetori” në Shkodër do të mund të marrin dijet në një mjedis arsimor bashkëkohor, falë financimit 450 mijë dollarë të zyrës së ndihmave humanitare të komandës Amerikane për Evropën. Përfundimi i rikonstruksionit të kësaj shkolle solli në Shkodër ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili së bashku me Kryebashkiaken Voltana Ademi dhe drejtuesit e shkollës, vlerësuan projekt që mundëson një përkujdesje më të mirë për fëmijët me aftësi ndryshe.

Donald Lu: “Kushëriri im i preferuar është Beri. Ai ishte një fëmijë me aftësi ndryshe. Kur u rrit u bë njëri i zoti, një atlet i talentuar që ka një punë të mirë dhe bën një jetë shumë të plotë.Jemi të kënaqur që bashkëpunojmë me shkollën “3 Dhjetori”. Kryebashkiakja Ademi premtoi mbështetje për këtë institucion, por tha se bashkia trashëgon një situatë të vështirë financiare.
Voltana Ademi: “Zgjidhja e problematikave, eleminimi i mungesave, përmbushja e nevojave të qytetarëve për shërbime janë në përpjetim të zhdrejtë me mundësitë tona reale dhe ajo çfarë na jepet nga buxheti i shtetit apo qeveria shqiptare në këtë vit.” Më pas ambasadori Lu pa nga afër ambjentet e reja të shkollës ku këta fëmijë do të marrin dije.
Sigal