Shkodër, Gaiano: E kthejmë konsullatën Italiane në pallat kulture

516
SHKODËR – Nga Shkodra ambasadori italian në Shqipëri, Massimo Gaiani ka theksuar se ndërtesa e Konsullatës së Nderit në Shkodër do të rikonstrukturohet. Gaiani pohon se Shkodra është në vëmendjen e Italisë.
Ambasadori italian në vendin tonë ndodhej në Shkodër për festën e Republikës së Italisë. Gaiani tha se festimi i kësaj dite kur ndodhemi jashtë vendit është dhe festimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Festimi i kësaj dite jo vetëm celebron ditën e Republikës, por kur jemi jashtë shteti edhe atë të miqësisë mes popujve. Transformimi nga një konsullatë në konsullatë nderi nuk është se ka hequr vëmendjen e Italisë drejt Shkodrës apo zonës. Kjo godinë do të transformohet në një godinë për përhapjen e gjuhës dhe kulturës italiane. Kjo konsullatë do të shndërrohet në Pallatin e Kulturës Italiane.
Të pranishëm në këtë festë kanë qenë përfaqësues të lartë të pushtetit lokal si dhe të klerit. Aktivitetet festive për festën e Republikës Italiane në konsullatën e Italisë në Shkodër tashmë janë kthyer në një traditë të përvitshme.
Sigal