Dogana sekuestron mbi 21 mijë paund në Rinas

374
Sigal

Strukturat Doganore kanë sekuestruar në Rinas 21,900 paund të padeklaruara.

Në një deklaratë, Dogana Shqiptare bën me dije se gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, konstatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.