Shfrytëzonin ilegalisht inertet, gjobiten me nga 2 mln lekë 5 subjekte

62
Inspektoriati Shtetëror i Ujrave, në kuadër të zbatimit të urdhërit të Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti dhe masave për parndalimin e shfytëzimit pa kriter të baseneve të lumenjeve dhe inerteve, ka ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e vendit. Si rezultat, 5 kompani që shftytëzonin në mënyrë të paligjshme inertet në basenet e lumenjëve, janë penalizuar me nga 2 milionë lekë gjobë.
Subjekt penalizimi i Inspektoriatit Shtetëror të Ujrave, kanë qenë kompanitë “Adolfi Konstruksion”, në Lezhë, e cila shftytëzonte inertet në shtatin e lumit Mat, “Halili” që shftytëzonte inertet në Lumin Shushicë, Vlorw, “Biba X” për shfrytëzim të inerteve në lumin Shkumin, Elbasan, si dhe “General Beton” e “Ardian Aliaj”, kompani këto me qendër në Fier, të cilat janë konstatuar nga inspektorët e ISHU, duke shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme inertet në lumin Vjosë. Për të 5 kompanitë e lartpërmendura, masa administrative gjobë ka qenë në vlerën e 2 milionë lekëve për secilën.
Inspektoriati Shtetëror i Ujrave iu bën thirrje kompanive në të gjithë vendin, që të marrin masa për t’u larguar sa më parë nga veprimtaria e shfrytëzimit të paligjshëm të inerteve dhe bazene të lumenjëve, pasi në rast konstatimi, do të merren masa administrative, sipas legjislacionit. Inspektorët e ISHU do të mbajnë nën monitorim të gjithë territorin e vendit, ndërkohë që pak ditë më parë, Ministri Panariti kërkoi “Zero tolerancë ndaj dëmtimeve, punimeve e ndërhyrjeve në sistemet ujore, në basene, lumenj e në ekosistem”. “Masat do të jenë rigoroze dhe nuk do të lehohet më asnjë ndërhyrje që cënon ruajtjen e baseneve ujore. Të gjitha inspektoriatet të jenë në punë për mbrojtjen e ekosisitemit. Të shkatërrosh shtratin e një lumi, do të thotë të shkatërrosh tokat bujqësore, të dëmtosh turizmin, pasi në shumë zona ku ka lumenj, ka dhe turizëm të zhvilluar apo në zhvillim. Ne po nisim një moratorium për mbrojtjen e baseneve urjore dhe shtretërve të lumenjve. Nga sot, do të fillojë një epokë e re për mbrojtjen e ekosistemit dhe lumenjëve tanë. Të gjithë ne, të gjithë ju që do të jeni në terren, zero tolerancë ndaj dëmtimeve, punimeve e ndërhyrjeve në sistemet ujore, në basene e lumenj”, vijoi Ministri Panariti.
Ministri i Bujqësisë, në muajin janar ka udhëruar Inspktoriatin Shtetëror të Ujrave, për marrjen e masave urgjente dhe ndërhyrjen në të gjithë territorin e vendit, me qëllim ndalimin e masakrave në shtretërit e lumenjve dhe baseneve.