Shembja e banesës tek Liqeni i Thatë, përplasje me policinë, shoqërohet një familjar

684
Në një kohë kur një i ri nga Tirana kërcënon se do të hidhet nga çatia e banesës së tij, pasi ajo rrezikon të shembet nga INUV, situata në zonën e Liqenit të Thatë është tensionuar. INUV ka nisur shembjen e murit rrethues të banesës së familjes Peti, ndërkohë që pas Klajdi Petit në çati ka hipur edhe vëllai i tij.
Teksa pranë banesës ndodhen forca të mëdha policore, brenda saj janë familjarë, të afërm dhe fqinj të tyre, që bëjnë rezistencë, ndërsa kërcënojnë me vetëflijim. Të njëjtin fat thuhet se e ka edhe një banesë afër asaj të familjes Peti.
Gazetarja Dorjana Bezati raporton në një lidhje direkte për ‘New24’ se situata në vendin e ngjarjes është e tensionuar, ndërsa mes banorëve dhe policisë ka pasur një ‘konfrontim’.
Duke u gjendur në këtë situatë, efektivë janë futur me zor në banesë, ku një person është marrë zvarrë dhe është futur në furgonin e policisë.
Sigal