Servet Duzha: Arka bosh, s’kemi para për invalidët, asistencë e investime!

615
Sigal

CËRRIK/Bashkia ka disa projekte të bllokuara. Kërkohen fonde nga qeveria

 Ashtu si në të gjitha bashkitë e  vendit dhe kryesisht te bashkitë e vogla kriza ekonomike është e pranishme dhe në bashkinë e Cërrikut Kështu pohon në intervistën e dhënë për gazetën “Telegraf”, Kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Servet Duzha. Ai flet për problemin që kanë me dhënien e pagave të invalidëve, me ndihmën sociale, pagat e punonjësve. Duzha, gjithashtu, bënë të ditur dhe projektet që janë hartuar dhe presin zbatimin në të ardhmen, në mënyrë që dhe qyteti i vogël i cërrikut të marrë atë që meriton. Krye bashkiaku në këtë intervistë nuk lë pa përmendur dhe problem më  shqetësuese që kjo bashki si rikonstruksioni i kinemasë së djegur dhe ndërtimi i digave të argjinaturës së lumit Shkumbin i cili rrezikon jetën e banorëve. “Kemi projekte, por nuk kemi para, presim nga shteti”,- pohon Duzha.

 Z. Duzha! Duke qenë se të gjitha bashkitë kanë pasur problem me marrjen e rrogave dhe me dhënien e ndihmës ekonomike pagat e invalidëve, po Bashkia e Cërrikut ka problem të tilla?

-Po është e vërtetë që të gjitha bashkitë janë në një krizë të thellë ekonomike dhe sidomos, ne bashkitë e vogla, që grumbullojmë pak taksa vendore. Bashkia e Cërrikut, punonjësit e sajë, në fakt pagat i kanë marrë deri më sot, por problem kemi pagesat e invalidëve, ku për shtatorin dhe tetorin kanë marrë 50% të vlerës që u takon. Kurse për muajit në vijim, jemi në pritje se çfarë do të bëhet… Nuk kemi dhënë pagesën e invalidëve të punës ku me një vendim qeverie, është bllokuar për momentin. Por ne kemi dhe një probleme tjetër të madh, mos grumbullimin e taksave nga bizneset që ushtrojnë aktivitetin në territorin e bashkisë së Cërrikut. Kjo ka sjellë pasoja…

Çfarë pasojash ka sjellë?

-Kjo na ka detyruar që të marrim vendim në Këshillin Bashkiak për reduktim të investimeve për shkak të mos realizimit të të ardhurave dhe uljes së  grandit nga qeveria për vitin 2013. Bashkia jonë mbart borxhe dhe nga viti 2012, ku pagoi CEZ-in për detyrime që i kishte  ujësjellësi i Cërrikut. Kjo na ka detyruar që ti mbetemi borxh  firmave që kanë kryer punime në projektet e Bashkisë. Shuma që bashkia i ka paguar CEZ-it është 14 milionë lekë.

Cilat janë projekte që do zbatohen nga Bashkia e  Cërrikut?

-Ne kemi një sërë projektesh të hartuara dhe që presin zbatim në të ardhmen. Kemi projekte për infrastrukturën rrugore, projektin për realizimin e fazës së tretë të ujësjellësit të cërrikut, një projekt ky që shkon në shumën 90 milionë lekë. Kemi projektin për rikostruksionin e shkollës, projekti i ndriçimit të lagjeve të qytetit, e shumë e shumë projekteve të tjera.

Cilat janë problemet më të mëdha të Bashkisë së Cërrikut?

-Një nga problem më kryesore dhe madhore të bashkisë së Cërrikut është  rikonstruksioni i kinemasë të vetme që qyteti, pasi ka plot një vit që është djegur. Ne kemi bërë shumë tentativa, pasi vetë bashkia e ka të pa mundur ta ndërtojë me fondet e sajë. Kemi kërkuar në Ministrinë e Kulturës për të na mbështetur me fond për rikonstruksioni e kësaj kinemaje. Kemi bërë dhe kontakte me shumë shoqata të ndryshme, por deri tani, nuk kemi mundur të sigurojmë asgjë. Fondi për rikonstruksionin e kinemasë shkon 15 milionë lekë. Një tjetër problem që ne kemi është dhe gërryerja e lumit Shkumbin në lagjen “Shirgjan”. Gërryerja e lumit po arrin shumë pranë shtëpive duke rrezikuara jetën e njerëzve. Ne kërkojmë mbështetjen nga ministria e Bujqësisë dhe nga bordi kullues i banesave që të na mbështesin me fonde për ndërtimin e digës së argjinaturës në mënyrë që të mos kemi tragjedi.