Sekuestrohet drogë e municione, arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë

575
Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur lëndë narkotike dhe municione. Në pranga ka rënë Gëzim Goga, 37 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtëme. Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Policisë Lushnje, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar ”KORIA”.
Në bazë të informacioneve të mara më parë në rrugë operative për posedim të lëndëve narkotike, policia ka shkuar në fshatin Krutje e Poshtme dhe ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gëzim Goga, ku nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjetën 1.3 kilogram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, 8550 fara bime të dyshuara Cannabis Sattiva, 1 ndezës unifikues granat dore si dhe 7 copë fishekë pistolete të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve dhe municionit luftarak”.
Sigal