Sekuestrohet 36 kg marjuanë, arrestohen 3 persona në kufirin shqiptaro-grek

582
Sigal

Policia greke ka sekuestruar 28 pako me marjuanë. Lënda narkotike është sekuestruar në Igumenicë, ndërsa në total sasia e drogës arrin në 36 kg.

Për sasinë e drogës të kapur në kufirin greko-shqiptar u arrestua drejtuesi i një mjeti, 44-vjeç.

Ndërkohë janë ndaluar edhe dy shtetas të tjerë në një tjetër makinë që besohet se bashkëpunimin me personin që kishte drogë në makinë.

Ende nuk janë dhënë identitetet e personave të arrestuar për drogën që kishte kaluar nga Shqiperia drejt Greqisë.