Arrestohet 43-vjeçari në kërkim ndërkombëtar, me rekorde kriminale në Itali (EMRI)

648
Sigal

Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Fred Gjonaj, 43 vjeç, banues në Kurbin.

Gjonaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Forli / Itali, në Prill 2005, e ka dënuar me 11 vite e 3 muaj burgim , për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhje me armë” dhe “Plagosje” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet policore të Komisariatit Kurbin, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana ,arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• Fred Gjonaj, 43 vjeç, banues në Kurbin

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Forli / Itali, në Prill 2005, e ka dënuar me 11 vite e 3 muaj burgim , për veprat penale”Organizatë kriminale”, “Vjedhje me armë” dhe “Plagosje” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.