Sekuestrohen 50 kg Cannabis Sattiva në Memaliaj, në kërkim 49-vjeçari

463
Sigal

Gazeta Telegraf/ Sekuestrohet rreth 50  kg lëndë
narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Shpallet në
kërkim poseduesi i lëndës narkotike.

Specialistët e
Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë
marrë informacion në rrugë operative së  dalje të qytetit Memaliaj një
automjet që po lëviste në një rrugë dytësore mund të transportonte lëndë
narkotike.

Menjëherë janë
njoftuar  Efektivët e Njësisë Operacionale të Territorit të cilët 
kanë  konstatuar automjetin me targa AA 976 BO, i cili lëvizte nga një
rrugë dytësore në drejtim të rrugës kryesore.

Punonjësit e
policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk ka
ndaluar po është larguar me shpejtësi të madhe duke rrezikuar jetën e
punonjësve të policisë.

Shërbimet e
Policisë janë vënë në ndjekje të këtij automjetit, por drejtuesi i mjetit ka
braktisur automjetin  në një arë dhe është larguar duke përfituar dhe nga
terreni i vështirë.

Nga kontrolli i
ushtruar në këtë automjet u konstatuan pesë thasë plasmasi me lëndë të dyshuara
Cannabis Sattiva ku brenda tyre kishte rreth 50 kg  lëndë të dyshuar 
narkotike.

Specialistët
për Narkotikët mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë të
mundur  identifikimin e drejtuesit të automjetit shtetasin S.V, 49 vjeç,
banues në Bulqizë, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna  për kapjen e
tij.

Materialet i
kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale
“Prodhim dhe shitje narkotikësh “, parashikuar nga neni 283 i Kodit
Penal.