Sekuestrohen 300 kg drogë, në pranga pesë persona

569
Sigal

300 kilogramë drogë u sekuestruan nga policia ditën e sotme në Shkodër, ndërsa pesë persona u arrestuan.

Pesë personat e arrestuar po transportonin drogën me anë të një fugoni, ndërsa një prej të arrestuarve është identifikuar si Gentian Meçaj.

Këto janë informacionet e para të policisë lidhur me këtë operacion, e ndërsa në orët në vijim pritet që të mësohet identiteti i të arrestuarve të tjerë si dhe destinacioni i kësaj sasie droge.