Sekuestrohen 2 kg heroinë në portin e Barit, pranga kamionistit shqiptar. Ja ku e kishte fshehur drogën

678
Policia e Barit sekuestroi sot 2 kg heroinë, e cila ishte fshehur në një kamion që vinte nga Shqipëria. Bari Today shkruan se droga u zbulua nga Guardia Di Finanza gjatë një kontrolli në portin e Barit. Mësohet se në pranga ka rënë kamionisti, një shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet.
Mediat italiane raportojnë se heroina ishte mbështjellë në pesë pako celofani, ndërkohë që ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit.
Po ashtu, u sekuestruan dhe disa telefona, ndërsa vijojnë hetimet se për kë ishte destinuar droga si dhe rrjetin e trafikuat.
Sigal