Motomjeti përplas biçiklistin në Elbasan, plagosen dy persona

236
Sigal

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

36-vjeçari T.Sh në drejtim të motomjetit ka përplasur 59-vjeçarin Q.P., i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit 59-vjeçari dhe 36-vjeçari janë dëmtuar, ndërsa ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2021, rreth orës 06: 20., në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, motomjeti me drejtues shtetasin T.Sh., 36 vjeç, ka përplasur shtetasin Q. P., 59 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit  dhe ndodhen në spital Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.