Rritet ndjeshëm çmimi i naftës pas sulmit në rafineritë e Arabisë Saudite

116

Pas sulmeve të fushave naftëmbajtëse në Arabinë Saudite të shtunën, është rritur ndjeshëm çmimi i naftës në të gjithë tregun global.

Pasi vendi që u sulmua të shtunën është një prej eksportuesve më të mëdhenjë të naftës bruto në botë.

Nga sulmi me dronët e armatosur u dogjën pothuajse 1 milionë fuçi me naftë, që do të thotë është shkatërruar gjysma e prodhimit të vendit, një dëm katastrofik për tregun e naftës në botë.

Ditën e djeshme, nafta bruto u vlerësua 15 % më shumë në SHBA, krahasuar me më parë ndërsa benzina vetëm 11%.

Vetëm në dy ditë nga shaktërrimi i fuqishëm në zonën naftëmbajtëse, çmimi i naftës u rrit mëngjesin e kësaj të hëne edhe në tregjet aziatike me 66, 55 dollarë për fuçi.

Ndërkohë akoma nuk është sqaruar mbi organizatorët e sulmit të së shtunës, ku për momentin i dyshuar në këtë çështje është Irani.