Reshje në bregdet, kurse në zonat malore… sinoptikanët nuk kanë lajme të mira për të dielën

543
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se, moti deri mesditën e së dielës përgjatë vijës bregdetare, parashikohet me vranësira e reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar.

Përkohësisht, reshjet në këtë pjesë marrin karakter shtrëngatash.

Dëbora e izoluar dhe ngricat, do të jenë të pranishme në zonat malore. Pasdite e në mbrëmje, do të nisin kthjellimet.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje e veriperëndim, e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare deri në mesditë, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -4ºC deri në 0ºC

zonat e ulëta -1ºC deri në 14ºC

zonat bregdetare 3ºC deri në 14ºC