Reagimi – Incidenti me ministren Nikolla, Manjani: Dhuna ndaj ministres, e pajustifikueshme

525
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas incidentit te djeshëm me ministren e arsimit, Lindita Nikolla dhe studentes te Lëvizjes “Për Universitetin” Mirela Ruko. Ministri i Drejtësisë i jep të drejtë studentëve të protestojnë për të drejtat e tyre por në të njëjtën kohë bën thirrje dhe kundër dhunës për çfarëdo pakënaqësie.
Sigal

“Dakordësia ose jo për reformat nuk mund të justifikojë asnjë lloj dhune ndaj përfaqësuesit publik! Nëse s’je dakord Protesto, mos Dhuno!”, shkruan Manjani në faqen e tij në Facebook.

Pasditen e djeshme, një prej aktivisteve të lëvizjes “Për Universitetin” i hodhi salcë të kuqe në kokë Ministres së Arsimit Lindita Nikolla gjatë një aktiviteti me të rinjtë, si shenjë revolte ndaj reformës në arsimin e lartë. Aktivistja Mirela Ruko u shoqërua menjëherë pas incidentit në polici dhe u lirua pas 10 orësh mëngjesin e sotëm.

Për incidentin reagoi edhe deputeti socialist Pandeli Majko, i cili shprehu solidaritetin me ministren Nikolla.