Rama shpërndan leje legalizimi në Kamëz: Ata morën votën tuaj, por s’ju morën seriozisht

480
Kryeministri Edi Rama ishte sot në ceremoninë e shpërndarjes së lejeve të legalizimit në Kamëz. Ai tha para këtyre banorëve se kjo qeveri ka 18 muaj që po shpërndan leje dhe ka arritur të shpërndajë 40 mijë të tilla, ndërkohë që qeveria e kaluar siç shtoi Rama, vetëm 21 mijë. “Ata morën votën tuaj s’ju morën seriozisht. Ne kemi 18 muaj që kemi filluar të japim leje se muajt e parë patëm detyrë të mblidhnim dokumentet tuaja që ishin lënë rrugëve. Ata në 8 vite bënë 21 mijë legalizime, ne në 18 muaj 40 mijë leje. Nuk jemi aspak të kënaqur, nevojat janë më shumë”.

“Vitin e ardhshëm do të bëhen 140 mijë legalizime, ndërsa në 8 vite u bënë 21 mijë legalizime, 80% e tyre biznese. Madje legalizimet e tyre në jo pak raste bëheshin duke korruptuar. Ndërsa ne në 18 muaj dhamë 40 mijë leje legalizimi”, tha Rama. Më tej, kreu i Qeverisë u ndal edhe tek sistemi energjetik në vend.
“Do përmirësohet shërbimi ndaj klientit, që të mos rrini si rrinit deri dje. Kur e paguanit energjinë, dhe punonjësit e postës nuk e çonin fare te kompania por e merrnin për vete. Me të drejtë ju që paguani mund të thoni pse na vjen energjia e dobët. Po ja që energjia vjen në shtëpitë tuaja me rrjetin elektrik që në kohën e Enverit. Deri më tani nuk janë bërë ndërhyrje”, tha Rama.
Sigal