Rama: Praktikoni drejtësinë, kjo është përshpirtshmëria e vërtetë

513
Kryeministri Edi Rama shtroi mbrëmjen e së martës një Iftar me rastin e muajit të Ramazanit në Kryeministri, ku morën pjesë përfaqësues të besimeve fetare, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, politikanë, artistë dhe gazetarë.
Kryeministri tha se tryeza e iftarit është një tryezë ku mund të mblidhen së bashku njerëz të besimeve të ndryshme fetare, por edhe ata që nuk besojnë.
“Më bëri përshtypje refuzimi i ftesës nga një njeri i ditur, i cili i tha protokollit të Kryeminstrisë se ishte ateist dhe si i tillë s’mund të ulej në këtë sofër. Po të ishte iftari platformë ekskluzive e atyre që besojnë te Zoti, sonte nuk do të ishin të pakët ata që s’do ishin këtu. Prandaj unë që në këtë mes u mësova të jem prej vitesh tashmë, fillimisht prej detyrës dhe më pas për shtysë të brendshme, mësova që rreth sofrës së iftarit mblidhemi si praktikantë të feve të ndryshme, por edhe jo besimtarë për t’i bërë respekt besimit të disa prej nesh”, tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se, “kjo pjesëmarrje është një mundësi e veçantë për të përjetuar dhe krijuar një hapësirë bashkëjetese. Kjo është një atmosferë e posaçme që krijohet në një hapësirë si kjo”.
Kreu i qeverisë u shpreh se Iftari është një mundësi e veçantë për të përjetuar një hapësirë bashkëjetese të çiltër.
“Pjesëmarrja në një Iftar prej kampeve të ndryshme, nuk është vetëm shenjë respekti, por edhe një mundësi e veçantë për të përjetuar një hapësirë bashkëjetese të çiltër”, tha kryeministri.“Praktikoni drejtësinë, kjo është përshpirtshmëria e vërtetë, na thotë Kurani dhe drejtësia e ka themelin tek njohja e së drejtës së tjetrit që nuk ka të njëjtin besim. Dhe kjo praktikë vjen përmes bukë-ndarjes”, tha kryeministri Rama.Kryeministri ndau edhe terroristët e ISIS nga feja myslimane, duke thënë se ideologjia e tyre është ideologjia e barbarisë. “Militantët e ISIS, pasi ekzekutuan një grup të krishterësh pak kohë më parë në Palmira, po përgatiten të shkatërrojnë me dinamit këtë trashëgimi botërore, po ashtu edhe disa qytete të tjera në Irak dhe në Siri”, tha Rama.
Sigal