Qytetarët të alarmuar- Bum telefonatash në numrin e emergjencës

59

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, policia e Tiranës ka marrë bum telefonatash. Mbi 4600 thirrje telefonike janë regjistruar deri në orën 12:00 të drekës.

“Sipas statistikave të gjeneruara nga sistemi i numrit unifikues 112, rezulton se deri në orën 11:30, punonjësit e Sallës së Komandimit, i janë përgjigjur 3737 telefonatave, nga qytetarë të ndryshëm. Ndërkohë që telefonatat nga qytetarët janë në rritje, duke numëruar 880 telefonata të tjera nga intervali kohor 11:30 – 12:00, duke arritur kështu në numrin total 4617 thirrjesh telefonike. Po të bëjmë një krahasim me sistemin e vjetër, që ishte numri 129, nga këto telefonata, do të humbnin rreth 85% e tyre”, sqaron policia.

Policia e kryeqytetit këshillon të gjithë qytetarët që të telefonojnë për çdo emergjencë apo arsye tjetër në numrin 112.