Punësimi në Norvegji, ja kontaktet më të domosdoshme

4668
Pak ditë më parë gazeta “Telegraf” publikoi një shkim për punësimin në Norvegji. Në këtë shkrim ndër të tjera thuhej se “sipas raportit EURES, Norvegjia ka mungesë të ekspertëve kryesorë, si për inxhinierë, mësues, infermierë. Por njëkohësisht edhe për shofer autobusësh, kamarierë dhe kuzhinerë dhe ofron një pagë prej 4500 euro në muaj, thuhet në raportin e Zyrës Europiane për Punësim (EURES). Poashtu kërkohet edhe edukatorë për të punuar me fëmijët parashkollor, psikologë dhe shoferë të taksive. Kompanitë në Norvegji të cilët për momentin kërkojnë inxhinierë dhe ekspertë nga fushat e ndryshme, ndër të tjera janë: “Aker”, “Solutions”, “KMF Technologies”, “Statoil”, “National Oilwell Varco”, “Kvaerner”, “Kongsberg Gruppen”, “AIBEL”, “ROXAR” dhe “Fabricom”. Raporti EURES thekson se qëndrimi në Norvegji kërkon regjistrimin për leje qëndrimi për një periudhë prej tre muajsh në stacionin e policisë lokale në vend.
Një i huaj mund të qëndrojë në Norvegji për gjashtë muaj, teksa kërkon punë. Studimet tregojnë se kushtet e punës në Norvegji janë në mesin e kushteve më të mira dhe më humane në botë. Punëtorëve mund të lidhin një kontratë për tre deri në gjashtë muaj provë para nënshkrimit të kontratave afatgjata. Paga paguhet çdo muaj, ndërkohë që punonjësit do të punojnë 37,5 orë në javë dhe 7,5 orë në ditë pune dhe jo më shumë se 40 orë në javë, shkruan Anadolija. Punonjësit mesatarisht kanë 25 ditë pushimin vjetor, ndërsa për të gjithë ata mbi moshën 30 vjeç kanë 30 ditë pushim vjetor e cila paguhet.
Natyrisht se ashtu si gjithë vendet europiane, nuk bëhet fjalë për azil poliitk, ekonomik, për gjakmarrje apo arsye të tjera, por në rrugë dinjitoze, duke shkuar fillimisht atje, duke iu referuar adresave që po i japim më poshtë. Kërkimi për punë mund të ndihmohet edhe nga shqiptarë që janë vendosur prej kohësh në Norvegji dhe që janë shtetas të saj.
Kush është Norvegjia
Mbretëria e Norvegjisë është një vend i vogël europian që shtrihet në pjesën veriore të Europës, që formalisht nuk bën pjesë në BE, ndërsa de fakto është pjesë integrale e saj. Sipas burimeve nga Minsitria e Jashtme e Shqipërisë shqiptarët shkojnë në Norvegji sin ë të gjitha vendet e tjera europiane, pra vetëm me pasaportë biometrike dhe nuk kanë nevojë për vizë. Kështu në sajtin e MPJ (http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbime-konsullore/levizja-e-lire-ne-vendet-e-hapesires-shengen) mwsohet se “Vendet në të cilat shtetasit shqiptarë nuk kanë nevojë për vizë e që zbatojnë rregullat e hapësirës Schengen janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Islanda, Italia, Letonia, Lichtenshtejn, Lituania, Luksemburg, Malta, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Republika Çeke, Rumania, San Marino, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra”.
Shtet modern
Norvegjia vlerësohet si një ndër shtetet më moderne në botë, me standartet më të larta të jetesës, natyrë atraktive, administrim demokratike si dhe shumë e shumë aspekte të tjera. Kryeqyteti dhe njëherësh qyteti më i madh është Oslo me një popullsi 600 000 banorë. Sipërfaqja e përgjithshme e Norvegjisë është 324,220 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 62 00 V, 10 00 L dhe 307,860 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 16,360 km² ujë. Vija bregdetare e Norvegjisë është 21,925 km e gjatë duke llogaritur këtu tokën amtare (3,419 km) dhe ë gjitha ishujt e mëdha (2,413 km), ishujt e vegjël, ujdhesat dhe siujdhesat që i takojnë asaj (16,093 km). Kufiri tokësor është 2,551 km i gjatë. Sa i përket ekonomisë, Norvegjia është një ndër shtetet me të ardhura më të larta për banorë në botë, për shkak të burimeve natyrore të naftës.

Kontaktet informuese dhe të dobishme

1. Informimi zyrtar për punë: www.nav.no/workinnorway
2. I ri në Norvegji: www.nyinorge.no
3. Kushtet e punës: www.arbeidstilsynet.no
4. Duke punuar në Norvegji: www.nav.no
5. Jobbdirekte AS: www.jobbdirekte.no
6. Drejtoria norvegjeze e emigracionit : www.udi.no
7. Misionet diplomatike të Norvegjisë: www.norway.info
8. Portali zyrtar i turizmit: www.visitnorway.com
9. Ambasada norvegjeze në Prishtinë: www.norway-kosovo.no