Prof. Sang M.Lee: Hulumtimet në ekonomitë në tranzicion, dhe krijimi i disiplinës shkencore të Convergenomics-it

657
Sigal

Gazeta Telegraf/


Prof.
Sang M. Lee personaliteti ndërkombëtar që ndriçoi rrugën e shkencës  dhe kërkimit të aplikuar shqiptar në fushën e
ekonomisë dhe menaxhimit”.             

Java
e Hapur për Qytetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit u çel si aktivitet më
datën 28 tetor 2016 me një ligjëratë të Prof. Sang M. Lee (University Eminent
Scholar dhe Regents Distinguished University Professor Emeritus) të
Universitetit të Nebraskës, SHBA, me temë “Inovacioni
për krijimin e një shoqërie të zgjuar në epokën dixhitale
”, mbajtur me
audituesit e KLSH në Akademinë e Shkencave. 
Ky personalitet nuk  përfaqëson
vetëm thjesht një mik të shtrenjtë  të
Shqipërisë, profesoratit dhe studentëve shqiptarë të shkencave ekonomike.
Krahas së qenit nismëtar i Programit të parë Master (MBA) në Shqipëri në vitin
1996, Dr. Lee është një ekspert i njohur ndërkombëtarisht në fushën e shkencave
të vendim-marrjes, në menaxhimin e produktivitetit, në inovacionin e veprimeve
dhe në strategjinë globale. Puna e tij prej pionieri në Programimin e Qëllimit
për Vendimmarrjen Objektive të Shumëfishtë është e njohur gjerësisht në të
gjithë botën. Hulumtimet e tij në ekonomitë në tranzicion, në zhvillimin e
organizatave të klasit botëror, në krijimin e disiplinës shkencore të
Convergenomics-it (e cila trajton megatrendet e sotme të mënyrës se si njerëzit
sillen dhe organizatat punojnë-
http://cbafiles.unl.edu/public/cbainternal/facStaffUploads/Convergenomics.pdf ), si dhe në inovacionin e hapur, janë botuar gjerësisht. Ai
është autor ose bashkë-autor i 70 librave deri në muajin tetor 2016, një pjesë
e mirë e të cilëve ka njohur ribotime të shumta.
Prof. Lee është po ashtu autor dhe bashkë-autor i 340 studimeve,
profileve, artikujve dhe eseve në dhjetëra e dhjetëra revista shkencore të mirënjohura
në mbarë botën, si

Academy of Management Journal(4),
AIIE Transactions(3), California Management Review, Communication of the
ACM(2), Decision Sciences(6), European Journal of Operational Research(4),
Financial Management, Financial Management, Interfaces(3), International
Journal of Electronic Commerce, International Journal of Knowledge
Management(2), International Journal of Operations and Production Management(4),
International Journal of Production Research(4), International Journal of
Public Administration), Journal of Applied Psychology, Journal of Chemical
Engineering, Journal of Finance, Journal of Marketing, Journal of Marketing
Research, Journal of MIS(2), Journal of Money Credit and Banking, Journal of
Operational Research Society(8), Journal of Operations Management(2), Journal
of Portfolio Management, Journal of Risk and Insurance, Journal of World
Business, Management Science(6), MIT Sloan Management Review, Policy Sciences,
etj. 
 

Krahas
librave, studimeve dhe artikujve, Prof. Lee ka kontribuar dhe me 700 fjalime në
dhjetra kongrese, konferenca, seminare, tryeza të rrumbullakëta dhe takime
shkencore në mbarë botën. Profesor Sang M. Lee është aktualisht Studjues i
Shquar Universiteti (University Eminent Scholar), Profesor i Dalluar Regjent
Universiteti(Regents Distinguished University Professor)-tituj jo vetëm honorifikë
universitarë-, si  dhe Drejtor Ekzekutiv
i disa instituteve kërkimore në Universitetin e Nebraska-Lincoln. Ai ka
shërbyer gjithashtu si profesor i menaxhimit në Institutin Politeknik të
Virxhinias dhe Universitetit Shtetëror para se të vinte në Universitetin e
Nebraskës. Prof. Lee ka shërbyer si President i Institutit të Shkencave të
Vendim-marrjes (BDI) dhe është Kryetar i Shoqatës së Biznesit Pan-Paqësor, një
shoqatë ndërkombëtare shkencore me mbi 4,000 anëtarë në 35 vende. Ai ka
organizuar 36 konferenca ndërkombëtare si Kryetar Programi dhe është
Kryeredaktor i Revistës “Service Business: An International Journal”. Por Prof.
Sang Lee nuk ka vetëm dimensionin e studjuesit dhe prodhimtarit të ideve dhe
librave. Ai ka aftësitë e një drejtuesi, ka udhëhequr programe zhvillimi dhe
ndihmuar me mijëra studiues të rinj të talentuar në mbarë botën. Kështu, për
shembull, ka drejtuar disa projekte të mëdha globale, të financuara nga
Departamenti i Shtetit të SHBA, nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar,
nga Fondacioni Soros etj, . Prof. Lee ka ngritur qendra të shumta të reja
studimesh shkencore menaxherialiteti me programe globale bashkëpunuese ne Azinë
Qendrore dhe Juglindore, Programin e Ph. D. në Universitetin e Bangkokut në
Tajlandë, etj. Ka marrë katër Doktoratura Nderi për kontributin e tij në
arsimin dhe shkencën e menaxhimit të biznesit global. Ky shkencëtar ka një
dimension të pashoq në përhapjen e dijeve në të mirë të cilësdo qendër studimi
dhe kërkimi shkencor ekonomik në botë, që është e hapur për bashkëpunim. Gjatë
gjithë jetës së tij aktive, Prof. Lee ka vizituar me këtë qëllim 150
universitete në 70 vende të ndryshme në botë. Kontributi i tij për zhvillimin e
mendimit shkencor ekonomik shqiptar është i pakrahasueshëm. Sikurse e përshkruan
vetë Prof. Lee në një artikull të tij botuar në Revistën “
Journal for East
European Management Studies (JEEMS)”, eksperienca e tij me Shqipërinë nisi me
vizitën e parë në dhjetor 1991.  Më tej, gjatë vitit 1992, kontributi i këtij
personaliteti shkon duke u rritur dhe konkretizuar. Një përmasë interesante e
eksperiencës së tij në Shqipëri jepet nga një mik i tij koleg, që e shoqëroi në
misionet e Universitetit të Nebraskës për të sjellë shpresë dhe shkencën e
menaxhimit edhe në vendin tonë: ” Nëpër
rrugë të errëta dhe të pasigurta, duke mbajtur takime me Presidentin e vendit
dhe me Kardinalin e vetëm shqiptar(i cili e ka kaluar gjithë jetën e tij në
burg si i persekutuar për shkak të fesë), duke pranuar falënderime nga shqiptarët
për mesazhin tonë të shpresës nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe atij
menaxherial, duke lidhur miqësi të ngushta me shqiptarë shoferë, roje, kamerierë
dhe studentë, deri tek profesorë fakultetesh, politikanë, sipërmarrës dhe
ministra-kjo ishte puna bashkëpunuese me një shkencëtar dhe njeri të madh si
Sang Lee
” (Nga kujtimet e Fred Luthans, punonjës i Nebraska University). Më
tej ai vazhdon:”Sa herë ne shkurajoheshim
dhe lodheshim nga puna jonë në Shqipëri, Sang na thoshte:Fred, ky është momenti
që ne të kthejmë diçka nga ajo që kemi fituar
!”. Prof. Metofusa Murayajama ,
Ph. D, Universiteti Kombëtar i Chuba, Japoni shprehet për Sang:”Ai është njeri veprimi përtej kufizimeve. Me
duket se respekti që gëzon pavarësisht pengesave, është burimi i energjisë, i
cili aktivizon motivimin e tij për vetëflijim në përfitim të akademikëve
ndërkombëtarë dhe profesionistëve të tjerë në arenën tonë globale
”.  Në vitin 1996, me iniciativën personale të
Prof. Lee dhe me ndihmën e programeve të USAID, Universiteti i Tiranës,
Fakulteti i Ekonomisë startoi programin e parë Master në Shqipëri, në bashkëpunim
me Universitetin e Nebraskës, kampusi Lincoln. Fillimisht lëndët e Masterit për
Administrim Biznes jepeshin në gjuhën angleze nga profesorë amerikanë dhe
shqiptarë, pastaj programi u dha krejtësisht në gjuhën shqipe. Me kontributin
personal të Profesorit gjatë më shumë se një dekade janë trajnuar, specializuar
dhe laureuar pranë Universitetit të Nebraskës me qindra studiues, përfaqësues
nga profesorati dhe studentë shqiptarë. Kam patur fatin të specializohem edhe
unë pranë këtij universiteti të njohur në botë dhe të ndjej nga afër mikpritjen
dhe interesimin e jashtëzakonshëm të një personaliteti si Prof. Lee. Në një
bisedë përgjatë ligjëratës, i pyetur se ku qëndron sekreti i gjithë këtyre arritjeve
shkencore, Profesori u përgjigj :”Një jetë e pastër”. Teoricieni i famshëm i
lidershipit Warren Benniot ka identifikuar se çfarë presin nëpunësit(kolegët)
nga drejtuesit e tyre: vizion/qëllim, besim, optimizëm dhe veprime/rezultate. Në
botë janë të rrallë ata që i personifikojnë më së miri këto katër
karakteristika dhe një prej tyre është pa dyshim Prof. Sang Lee, një prind,
bashkëshort, vëlla, koleg, shkencëtar, hulumtues dhe mik i mrekullueshëm. Stili
i jetës akademike të Profesorit ka trajtat e një familjeje globale.
Metodologjitë e tij në shkencat e sjelljes janë gjithnjë të përzemërta, edhe
pse ai vetë është tepër shkencor dhe objektiv. Edhe pse në moshën 77 vjeç,
Prof. Lee është aktiv dhe kontribues me dijet, njohjet dhe mesazhet e tij kudo
në botë. Po në këtë muaj, më 25 tetor, ai prezantoi librin e tij të 70-të në
Universitetin “Kolegji UBT” në Prishtinë, Kosovë, me temë “Imperativi i
inovacionit në Epokën Dixhitale”, ndërkohë që librin e parë e ka botuar në
vitin 1972.   Profesorati shqiptar i Universitetit të Tiranës,
sidomos i Fakultetit të Ekonomisë, por edhe me dhjetëra e dhjetëra studiues të
tjerë dhe studentë shqiptarë të programit Master, do t’i jenë përjetë mirënjohës
këtij personaliteti të madh ndërkombëtar që transformoi shumë shkolla ekonomike
në botë, për kontributin e jashtëzakonshëm që dha në pasurimin e dijeve të
tyre, si dhe në evoluimin e shkencës shqiptare të menaxhimit. Presidenti i Republikës
Bujar Nishani, duke i akorduar Profesor Lee më 28 tetor 2016  Medaljen Për Merita të Shquara në zhvillimin e
arsimit të lartë ekonomik në Shqipëri, u shpreh: “Në dekadat e fundit, mund të thuhet pa hezitim se Prof. Sang M. Lee
është personaliteti ndërkombëtar që ka i dhënë më shumë shkencës dhe kërkimit
të aplikuar shqiptar në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit
”.