Priftërinjtë e Janullatosit, nxjerrin Fan Nolin nga Kisha

590
Një skandal ka ndodhur ditën e diel në mjediset e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Tiranë. Një besimtar ortodoks, ka shkuar të kryej ritin e zakonshëm të së dielës në mjediset e kësaj kishe. Me vete kishte marrë edhe një portret të Fan Nolit, përfund të cilit, krahë një flamuri kombëtar shqiptar, ishte shkruar: “Nderim për Imzot Fan Nolin, Themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, teolog, shkrimtar, atdhetar i madh, figurë e ndritur e kombit Shqiptar”. Besimtari, me portretin e Nolit në dorë, ka hyrë qetësisht dhe pa asnjë pengesë në mjediset e kishës që ka themeluar Noli, duke iu drejtuar pjesës ballore, atje ku kishte menduar të vendoste portretin. Por në brendësi të saj, ende pa shkuar tek pjesa ballore e poltronit të lutjeve, është vënë re nga priftërinjtë që ndodheshin aty dhe mes tyre ka nisur debati. Priftërinjtë i janë vërsulur me britma besimtarit, duke tentuar t’i heqin nga duart portretin e Nolit. Por i riu besimtar ka rezistuar, ka ngritur lart në mes të Kishës portretin e Nolit, e ka puthur dhe është larguar duke e mbajtur mbi kryet e tij. Priftërinjtë, të shtuar në numër pas debatit e kanë përcjell jashtë me britma e mallkime besimtarin ortodok dhe… portretin e Nolit. Pas këtij skandali të rrëfyer dje, prej një shërbestari të kishës, po prej tij mësuam, se Janullatos ka porositur priftërinjtë dhe punonjësit e shërbimit, që “të jenë më vigjilentë”, si dhe ka urdhëruar që besimtarët që do futen në Kishë, të kontrollohen që jashtë hyrjes, me justfikimin se “janë masa sigurie prej terrorizmit”. Por fakti është, se Janullatos e ka ndaluar në mënyrë të prerë që ditën e parë të ardhjes së tij në krye të Kishës, futjen në Kishë të fotografive, librave e të gjithçkaje që ka lidhje me Nolin. Sipas shërbestarit të kishës, i cili ka hyrë në çdo skutë të kishës autoqefale, portreti i Nolit nuk ekziston askund. Edhe kur një prift korçar e vendosi fotografinë e Nolit dhe disa libra të tij, mbi tavolinë tek Kisha tek “Rruga e Kavajës”, Janullatos dha urdhër të hiqej menjëherë. Nuk është e tepërt, që priftit grek Anastasios Janullatos, t’i kujtojmë se nuk ka asnjë lidhje me këtë Kishë, por është emëruar Kryepeshkop i Kishës Autoqefale Shqiptare tinëz nga qarqet antishqiptare të shtetit shqiptar (pa vullnetin e besimtarëve ortodoks shqiptarë. Gjithashtu nuk është e tepërt, që priftit grek Janullatos, t’i bëjmë thirrje të mos “nxjerr” Fan Stilian Nolin nga Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare, mbasi ai është themeluesi i kësaj Kishe, të cilën ti Janullatos e ke uzurpuar në mënyrë tinzare prej 23 vjetësh dhe po e mban peng, duke e përdorur edhe për qëllime… antishqiptare!
PETRO NINI LUARASI
Fan Stilian Noli është themelonjësi i Kishës Autoqefale Shqiptare, pikërisht në atë kohë të ëvshtirë për kombin, kur Shqipërinë donin ta shqyenin.Priftëria patriarqike bëri vegël të qëllimit të saj fenë, dhe me fuqinë e kësaj, dyke u dëftyer si kyçmbajtës i qiellit dhe i dheut e vështronte veten si përfaqësonjës pushtet plotë të Perëndisë edhe në Parajsë edhe në Ferr, dhe po tund fenë si këmborë frikësonjëse kundër cilitdo shqiptar që dëshiron shkronjat e tij. Po dhe Krishti ndë na thëntë Se – “jam grek, jakni pas meje”, Do t’i themi: – Pa mblidh mentë Se shqiptari s’vjen pas teje. Pas Turqisë, armik e mirmosdashës i Shqipërisë është Kisha greke.
ANASH
Pa koment
Petro Koçi, në “komisionin 
femëror” të barazisë gjinore
Ja ekipi femëror, hartues i strategjisë kombëtare për barazinë gjinore
1. Kryetare, Marieta Zaçe
2. Drejtore, Rajna Kovaçi
3. Valbona Jaupllari, specialiste
4. Irena Benussi, specialiste
5. Brunilda Dervishaj, specialiste
6. Arta Sakja, koordinatore 
7. Lulieta Dauti, financiere Znj.
8. Aida Orgocka, eksperte Znj.
9. Mirela Muça, eksperte
10. Lajla Pernaska, anëtar
11. Jeta Katro, anëtar
12. Yllka Selimi, anëtar
13. Petro Koçi, anëtar
14. Albana Imami, anëtar
15. Mangalina Cane, anëtar
16. Natasha Llanaj, anëtar
Sigal