Presidenti Meta në Forumin e Bakusë, bashkë me liderë të tjerë të rajonit

475
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta po merr pjesë në Forumin e 7 Global të Bakusë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai bën me dije se është bashkë me liderë të rajonit, të gjithë pjesmarrës në këtë takim të rëndësishëm ndërkombëtar.

Meta ka postuar një foto përpara nisjes së Forumit të 7 Global të Bakusë, ku shihet krah Presidentit të Malit të Zi, Gjukanoviç, Kryeministrit të Bullgarisë, Borisov dhe Bashkë-Presidentit të Bosnjë-Hercegovinës, Xhaferoviç.

Ja postimi i plotë:

??
??
??

Përpara nisjes së Forumit të 7 Global të Bakusë, së bashku me Presidentin e Malit të Zi, Gjukanoviç, kryeministrin e Bullgarisë, Borisov dhe Bashkë-Presidentin e Bosnjë-Hercegovinës, Xhaferoviç.