Presidenti Meta: Krenar që Shqipëria dhe Izraeli ndajnë të njëjtat vlera të paqes, lirisë dhe demokracisë

136

I nderuar të takoja në Jeruzalem, Presidentin e Izraelit, z.Reuven Rivlin.
Marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë meritojnë të forcohen më tej, në të gjitha fushat, për një të ardhme më të ndritur.
Vizita e ardhshme e Presidentit Rivlin në Tiranë, do të japë një kontribut të vlefshëm në këtë drejtim.
Krenar që Shqipëria dhe Izraeli ndajnë të njëjtat vlera të paqes, lirisë dhe demokracisë, janë bashkërisht të angazhuara në luftën ndaj terrorizmit dhe antisemitizmit, për promovimin e tolerancës, bashkëjetesës dhe përkujtimit të Holokaustit. 🇦🇱🤝🇮🇱