Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e Lindita Nikollës nga detyra e ministres së Arsimit.
DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6166 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 11 prot., datë 04.01.2019,
Dekretoj:
Neni 1
Zonja Lindita Nikolla, ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.