Policia njofton qytetarët e turistët në Vlorë: Ky aks do të kalohet vetëm në një kah

106

Policia rrugore e Vlorës bën me dije qytetarët dhe turistët që ndodhen në Vlorë që nga ora 19:00 deri në orën 23:00 aksi rrugor Rradhimë- Shkolla e Marinës, do të funksionojë vetëm në njërin kah, pasi do të ketë një aktivitet.

I përdorshëm për kalimin e makinave do të jetë kahu i djathtë i rrugës Rradhimë-Vlorë, kurse kahu tjetër i këtij aksi do të përdoret për parkime.

“Drejtuesit e mjeteve që do të qarkullojnë nga Vlora drejtim Rradhimës, luten të përdorin aksin rrugor të Lungomares.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunim e çdo drejtuesi mjeti për zbatimin e këtij sensi rrugor të përcaktuar për mbrëmjen e sotme, në mënyrë që të shmanget trafiku rrugor i rënduar ose bllokuar” thuhet në njoftim.