Besart Xhaferri: SKANDAL/ 1011 minorenë shqiptar të braktisur në Itali vetëm në 2023, Rama kujtohet veç për refugjatët!

39
Prej vitesh Italia veç valës së madhe të emigrantëve nga vendet e Afrikës, përballet dhe me plagën sociale të braktisjes së fëmijëve dhe minoreneve nga prindërit me qëllim që të përfitojnë strehim në Itali.
Mes këtyre minorenëve ka edhe fëmijë shqiptar, teksa ata renditen në 5 vendet e para të listës, teksa lënë pas edhe vende që janë zona lufte apo të prekura nga fatkeqësi natyrore.
Bazuar në raportin e fundit me të dhënat nga 1 Janari 2023 deri 31 Tetor 2023 sipas Ministrisë së Çështjeve Sociale të Italisë rezulton se janë 1011 minorenë shqiptarë të braktisur nga prindërit që strehohen në strukturat italiane. Sipas statistikave mes tyre janë 41 femra.
Sipas raportit vetëm në muajin Tetor 2023 58 minorenë shqiptarë pa prindër kanë kërkuar strehim nga autoritetet italiane.
Për ironi të fatit publikimi i këtij raporti përkon edhe me marrëveshjen mes Ramës dhe Melonit për strehimin e tepricave të emigrantëve të Italisë në Shqipëri.
Këto shifra janë dramatike, duke ditur numrin real të popullsisë në Shqipëri dhe emigrimin masiv të shqiptarëve, kryesisht drejt veriut të Evropës.
E kuptoni që kjo qeveri nuk ka as interesin më të vogël për fatin e atyre minorenëve të braktisur, por merakun e ka vetëm të propaganda dhe jehona e këtij pakti, që do keqpërdoret nga Edi Rama që Italia të mbyllë sytë përpara akteve të tij korruptive.
Këto shifra nuk janë rastësi, por janë pasoja të korrupsionit që është kthyer si një pandemi dhe që ushqen plagën e eksodit të të rinjve.
Nuk i gjykoj dot ata prindër për këtë vendim të vështirë që na kthen pas në kohë, por si politikanë, këto fenomene duhet të na shkundin.
Për këtë fenomen diskutova gjatë edhe me deputetët italianë gjatë një serie takimesh që zhvillova pak javë më parë në Romë, dhe ata u shprehën të tronditur në raport me sjelljen e Shtetit Shqiptar me qytetarët e tij.
Opozita Italiane dhe faktori ndërkombëtar do të jenë në lartësinë e detyrës dhe përmes gjykatave do ta pezullojnë këtë marrëveshje.
Sigal