Policia jep detajet për aksidentin e frikshëm ku u plagosën 5 persona…

600
Sigal

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur këtë pasdite ku mbetën të plagosur 5 persona.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Milot, ku tre makina janë përplasur mes tyre. Impakti ka qenë mjaft i fortë, ashtu siç tregojnë dhe fotot e nga incidenti kanë mbetur të plagosr 5 persona.

Policia nuk sqaron nëse të aksidentuarit ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore ose jo, por njofton se tashmë ata janë dërguar në qendrën spitalore.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Informacion paraprak

  • Më datë 17.06.2018, rreth orës 17:20, në Fushë Milot, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përfshirë 3 mjete, konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin B.D., mjeti tip Suzuki me drejtues shtetasin M.K. dhe mjeti tip Volksvagen me drejtues shtetasin I.T.
  • Për pasojë janë lënduar 5 shtetas, pasagjerë në mjetët e përfshira në aksident të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
  • Policia Rrugore në vendngjarje po menaxhon trafikun e krijuar nga bllokimi i rrugës nga aksidenti.

    Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.