Policia e Shtetit dhuron gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë

533
Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë, Altin Qato, së bashku me Drejtorin e Policisë Rrugore, Mitat Tola dhe shumë efektivë të tjerë të Policisë kanë dhuruar gjak. Kjo nisë humane e Policisë së Shtetit është për të ndihmuar fëmijët talasemikë. Përfaqësuesja e Kryqit te Kuq, Antigoni Qystri, ka falenderuar Haki Çakon, që pranoi kërkesën dhe po bëhet pjesë e kësaj nisme humane së bashku me vartësit e tij. Qystri theksoi se është hera e parë që ndodh në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe në një kohe kur ne kemi shumë nevojë për dhurues vullnetar të Gjakut.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka theksuar se Policia e Shtetit është në ndihmë të komunitetit jo vetëm për të përmbushur detyrat funksionale të saj , por edhe në anën humane. Çako ka theksuar se: “Marrëdhënia gjithmonë e në përmirësim Polici-Komunitet është prioritet i joni dhe me këtë rast komuniteti do ketë sado pak edhe gjak polici ç’ka do shërbejë për të forcuar më tej këto marrëdhënie. Policia e Shtetit do t’i përgjigjet pozitivisht përherë çdo nisme që i shërben të mirës së komunitetit. Do vijojmë t’ju mbështesim me të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit në qarqe”.
Sigal