Policia aksion në bazat e Habilajve në Vlorë, një i arrestuar

822
Në fshatrat Velçë dhe Drashovicë në Vlorë, po kryhet një operacion anti-drogë. Këto dy fshatëra mendohet se janë dhe bazat e “Habilajve”.
Policia bën të ditur se ka arrestuar një person me inicialet N.S. Ndërsa bëhet e ditur se policia ka shpallur në kërkim personin me nofkën “Lolo”, që dilte te dosja e përgjimeve të “Habilajve”.
Me nofkën “Lolo” ishte Florian Habilaj, 37 vjeçari vëllai i vogël i Moisi Habilajt. Për të ka një urdhër arresti ndërkombëtar.
Sipas përgjimeve të bëra nga Prokuroria italiane, rezulton që Lolo është njeriu që merrej me punët këtu në Shqipëri dhe ka takuar atë që trafikantët e quanin shefi i madh.
Sigal